Çel sot zyrtarisht fushatën elektorale për 25 prillin “Lëvizja për Ndryshim”, ku ka prezantuar dhe 12 kandidatët e kësaj force politike. E pranishme ka qenë dhe kryetarja e kësaj force politike, Jozefina Topalli, e cila prezantoi kandidatin për deputet, të parin e listës, Dashamir Tahiri.
“Ju më keni besuar mua edhe unë ju besoj ju për të sjellë ndryshimin së bashku. Ne mandatin do ta marrim dhe do të jemi forcë shumë e rëndësishme politike”, u shpreh Tahiri.

“Ndryshimi në vend vjen nga lëvizje të reja”, ka theksuar Jozefina Topalli, që shtoi se, “Ne do jemi faktor në vend me mandatet tona. Besoj se do të marrim mandatin në Vlorë, por edhe në disa qarqe të tjera, për të mos lënë që spektri politik të jetë monopol. E djathta jemi ne”. (A2 Televizion)