Gafa e George Bush, ngatërron Ukrainën me Irakun

Nga A2 CNN
19 Maj 2022, 17:50 | Aktualitet
Gafa e George Bush, ngatërron Ukrainën me Irakun

Ish-presidenti amerikan, George W. Bush, gabimisht ngatërroi pushtimin e Irakut me atë të Ukrainës nga Rusia.

Gjatë një fjalimi në Dallas, Bush kritikoi Vladimir Putinin dhe tha se agresioni i Rusisë në Ukrainë vjen si pasojë e mungesës së opozitës ndaj presidentit rus.

“Zgjedhjet në Rusi janë të manipuluara. Kundërshtarët politikë futen në burg ose eliminohen nga pjesëmarrja në procesin zgjedhor. Rezultati është mungesa e kontrollit dhe balancave në Rusi dhe vendimi i një njeriu për të nisur një pushtim të plotë e brutal, të pajustifikuar në Irak, domethënë në Ukrainë. Edhe në Irak... Sidoqoftë, jam 75 vjeç...”, tha Bush para të pranishmëve, që shpërthyen në të qeshura. (A2 Televizion)

https://youtu.be/Oc89rxP8EMM

A2 CNN Livestream

Latest Videos