Galliani “tradhton” Milanin: Monza në Serie A më emocionuese se 5 Champions me kuqezinjtë

Nga A2 CNN
13 Dhjetor 2022, 09:25 | Futboll
Galliani “tradhton” Milanin: Monza në Serie A më

Adriano Galliani ka një karrierë tejet të pasur sportive si drejtues i Milanit e tashmë te Monza. Ai ka folur së fundmi për sukseset e arritura duke thënë se ngjitja e Monzës në Serie A ka qenë për të më emocionuese se 5 tituj të Champions League me Milanin.

Në 31 vite në krye të kuqezinjve, Galliani arriti të fitonte 29 trofe, por zemra e tij ka rrahur gjithmonë për Monzën. “Kam qenë tifoz i Monzës që në moshën 5-vjeçare. Një nga gjërat më të mira që kam bërë është të ktheja Silvio Berlusconin në një tifoz të Monzës. Pa të nuk do të ishte e mundur të kishim arritur në këto nivele.

Më tej, ai foli për synimet e klubit, duke thënë se objektivi kryesor është mbijetesa. “Raffaele Palladino ka aftësi të shkëlqyera edhe pse është në moshë të re. Unë nuk shoh larg mundësive dhe them se duhet të synojmë mbijetesën”, tha Galliani. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos