
Një tjetër tërmet me magnitudë 4.7 ballë u regjistrua mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:29 në qendër të Kroacisë pranë Petrinjas.
Sipas të dhënave nga Instituti Sizmiologjik, tërmeti ishte rreth 10 km në thellësi dhe me epiqendër 2 km në juglindje të qytetit të goditur nga tërmeti shkatërrimtar me magnitudë 6.3 ballë i 29 dhjetorit.
Aktualisht nuk ka të dhëna për të lënduar apo dëme materiale. (A2 Televizion)