Gara për Shkodrën, Partia Republikanë mbështet kandidatin e Berishës

Nga A2 CNN
21 Prill 2023, 14:06 | Politikë
Gara për Shkodrën, Partia Republikanë mbështet kandidatin e

Për bashkinë e Shkodrës, Partia Republikane mbështet Bardh Spahinë, kandidatin e koalicionit Berisha-Meta.

Gjatë takimit elektoral në këtë qytet, kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, sulmoi qeverinë e majtë, duke e akuzuar për korrupsion dhe shkeljen e traditave dhe historisë së popullit shqiptar.

“E kaluara e varfërisë e shtetit monist, kohës kur partia ishte Zot mbi Zot, nuk është një kohë e largët. Për fatin e keq, shoh të rikthehet çdo ditë. Pluralizmi politik është zëvendësuar me pazarin politik. Diferenca e ideve është zëvendësuar me sharjet dhe fyerjet. Jeta është bërë pa vlera, droga dhe krimi zotërojnë shkollat, qytetet tona. Një e majtë që po shkatërron familjen. Për ata nuk ka nuk ka histori, nuk ka tradita. Është koha ta bëjmë qeverinë të funksionojë. Një qeveri që të punojë me ne, të jetë me ne, jo të jetë mbi ne, për të na qëndruar krah dhe jo për të na hipur në shpinë. Qeveria duhet të krijojë mundësi dhe jo t’i mbysë ato”, tha Mediu nga Shkodra. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos