Valtteri Bottas ka regjistruar kohën më të shpejtë në provat zyrtare të Çmimit të Madh të Italisë dhe do të niset i pari në garën sprint të së shtunës, që do të zhvillohet në orën 16:30.
Nga vendi i dytë do të niset shoku i tij te Mercedesi, Lewis Hamilton.
Në vend të tretë Max Verstappen (Red Bull), kryesuesi i renditjes së përgjithshme të pilotëve, i ndjekur nga Lando Norris me McLaren.
Daniel Ricciardo (McLaren) dhe Pierre Gasly (Alpha Tauri) lanë pas dy makinat Ferrari të Carlos Sainz dhe Charles Leclerc, që regjistruan një kohë pothuajse një sekond më të ngadaltë sesa Bottas. (A2 Televizion)
