Mahnit adoleshentja britanike, arrin finalen e US Open

Nga A2 CNN
10 Shtator 2021, 07:57 | Sporte të tjera
Mahnit adoleshentja britanike, arrin finalen e US Open

Adoleshentja britanike, Emma Raducanu, ka mahnitur sërish adhuruesit e tenisit duke arritur në finalen e US Open.

18-vjeçarja e konfirmoi edhe njëherë talentin dhe pasionin e saj me një fitore të jashtëzakonshme ndaj grekes, Maria Sakkari, në Nju-Jork.

Raducanu fitoi brenda dy setesh 6-1 6-4 në të cilën dominimi i saj ishte i pamohueshëm.

Tashmë, ajo është britanikja e parë që arrin finalen e një kompeticioni të rëndësishëm në 44 vjet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos