Gati “makinat e së vërtetës” të policisë, ambasadorja Kim: Fillojnë kontrollet e kandidatëve për drejtor të BKH

Nga A2 CNN
4 Shkurt 2020, 12:16 | Aktualitet
Gati “makinat e së vërtetës” të policisë,

Policia shqiptare do të ketë nga sot 5 poligrafë, ose siç njihen ndryshe, “makinat e së vërtetës”.

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ishte sot e pranishme në ceremoninë e diplomimit që zyrtarizon krijimin e njësisë së Poligrafit, një domosdoshmëri që vjen nga SPAK dhe kërkesa që punonjësit e BKH-së  t’i  nënshtrohen ekzaminimit të poligrafit para se të fillojnë punë.

“Është një moment i rëndësishëm për këto të diplomuar por edhe për Shqipërinë”, deklaroi Kim, që shtoi se “kjo njësi do të fillojë gjatë kësaj jave kontrollet e kandidatëve për drejtor të BKH-së, për ta vënë në veprim këtë institucion”.

Ambasadorja e sapoardhur në Shqipëri nënvizoi edhe një herë faktin se “Shtetet e Bashkuara të Amerikës qëndrojnë vendosmërisht me Qeverinë e Shqipërisë nëse largoni korrupsionin nga sistemi i drejtësisë penale”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos