Gati për sezonin turistik, Adrian Gurma: Saranda me paketë të përmirësuar, Ndreu: Lezha, me turizëm më elitar

Nga A2 CNN
12 Maj 2021, 22:24 | Ekonomi
Gati për sezonin turistik, Adrian Gurma: Saranda me paketë të

Kryetari i Bashkisë së Sarandës, Adrian Gurma dhe ai i Lezhës, Pjerin Ndreu ishin të ftuar në emisionin A2 Business, ku u diskutua gjerësisht për sezonin turistik që po troket në Shqipëri.

Ndërsa folën për pritshmëritë dhe përgatitjet, krerët e bashkive u shpreh se këtë vit presin një sezon turistik ndryshe për shkak të përmirësimit të situatës me pandeminë.

Kreu i Sarandës, Gurma renditi disa nga investimet e kryera nga Bashkia, ku theksin e vuri te shëtitorja e re dhe punimet në disa akse rrugore.

“E kemi filluar sezonin që dy fundjava më parë. Nuk është pritur një datë simbolike. Këtë vit presim një turizëm ndryshe, kushtëzuar dhe nga pandemia. Unë e shoh situatën pak më rozë. Ne jemi përgatitur për një sezon normal. Ne shpresojmë që situata e pandemisë të përmirësohet dhe numrat të rriten jo vetëm me turistët shqiptarë. Saranda këtë vit ka një paketë të përmirësuar. Kemi marrë masa. Shëtitorja e re po përfundon dhe do jetë një vlerë e shtuar dhe ndërhyrja që kemi bërë në rrugën deri në kanalin e Çukës. Problemet tona janë ato që kemi me fluksin, menaxhimin e mbetjeve urbane”, tha Gurma.

Ndërsa kryebashkiaku Ndreu u shpreh se plazhi këtë vit në Lezhë do të jetë më elitar, kjo edhe për shkak të përmirësimit të kushteve dhe pastërtisë.

“Po punojmë intensivisht për të krijuar ambientin e duhur. Lezha ka një përvojë shumë të mirë përsa i përket rregullit, pastërtisë. Vjet ishim plazhi më i pastër në Shqipëri. Punime të mëdha po bëhen në shumë zona. Ka një interes të shtuar për shkak të numrit të ulët të infektimeve dhe që nuk kërkon karantinë. Vaksinimi i operatorëve turistikë e bën më të sigurt zonën. Vjet nuk kishim situatën që prisnim. Kishim një turizëm patriotikë ku pjesën më të madhe e zunë shqiptarët e Kosovës. Këtë vit presim tjetër gjë dhe jemi duke u përgatitur. Shëngjini me Talen do të jenë ndryshe. Dhe kemi rënë me operatorët për disa rregulla dhe norma sjellje për problematikat që ka sezoni turistik. Plazhi në Lezhë këtë vit do të jetë elitar”, deklaroi Pjerin Ndreu. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos