
Partizani e ka nisur në mënyrën më të mirë vitin 2022, pasi mposhti 3-0 Egnatian në Rrogozhinë. Pjesa e parë la shumë për të dëshiruar nga të kuqtë që ndonëse provuan disa herë për portën kundërshtare nuk arritën të shënonin.
Në fraksionin e dytë, skuadra e Mehmetit shtoi presionin dhe një supergol i Esat Malës kaloi të kuqtë në avantazh.
Megjithatë, spektakli sapo kishte nisur. Një debutim ëndrrash ishte për Xhulio Skukën, përforcimi i janarit nga Dinamo dyfishoi rezultatin dhe i dha qetësi skuadrës. Për golin e tretë mendoi telanti Rrapaj, i cili blindoi fitoren dhe tri pikët e takimit. Një triumf që i vlen shumë Partizanit pasi shkon në kuotën e 21 pikëve dhe i afrohet dhe më shumë Vllaznisë së vendit të katërt.
Nga ana tjetër, Teuta nuk njeh fitore pasi edhe këtë herë u mund nga Kastriotit i vendit të fundit. Krutanët fituan 2-0 përballë “Djemve të detit” që lanë shumë hapësira. Grace dhe Ajazi ishin protagonistët e Kastriotit që regjistron në këtë mënyrë fitoren e parë pas 2 humbjeve radhazi. (A2 Televizion)