Reali i Madridit fiton Superkupën e Spanjës, mposht Bilbaon në finale

Nga A2 CNN
16 Janar 2022, 21:25 | Futboll

Një gol nga Luka Modric e një nga Benzema i kanë dhënë Realit të Madridit Superkupën e Spanjës pasi mposhti 2-0 në finale Bilbaon, në një takim të zhvilluar në stadiumin “King Abdullah Sports City”, në Arabinë Saudite.

Reali e dominoi ndeshjen ndërsa edhe njëherë tjetër, Luka Modric, edhe pse tashmë në moshën 36-vjeçare, arriti të realizojë golin e parë në minutën e 38. Me nisjen e pjesës së dytë, kur pritej edhe reagimi i Bilbaos, Benzema shënoi edhe golin e sigurisë në minutën e 52, i cili vulosi edhe fatet e finales.

Në gjysmëfinale, Reali mposhti në shtesë 3-2 Barcelonën, ndërsa Bilbao përmbysi në fund Atletico Madrid në një rezultat 1-2. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos