Gattuso largohet nga Fiorentina pak javë pasi mori drejtimin e italianëve

Nga A2 CNN
17 Qershor 2021, 12:53 | Futboll
Gattuso largohet nga Fiorentina pak javë pasi mori drejtimin e

Kur e gjithë vëmendja është përqendruar te Euro 2020, zhvillime interesante vijnë edhe nga Serie A. Fiorentina ka konfirmuar se Gennaro Gattuso është larguar, vetëm pak javë pasi kishte marrë drejtimin si trajner.

Kjo vjen për shkak të mosmarrëveshjeve që kishin me kërkesat e Gattuso në merkaton e verës.

Italiani i kërkoi drejtuesve të “La Viola” të afronin mesfushorin e Portos, Sergio Oliveira dhe sulmuesin e Valencias, Goncalo Guedes, por nuk ishin mjaftueshëm për buxhetin e skuadrës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos