Pas humbjes ndaj Italisë, portieri i Zvicrës largohet nga kombëtarja për arsyen e fortë

Nga A2 CNN
17 Qershor 2021, 12:26 | Futboll
Pas humbjes ndaj Italisë, portieri i Zvicrës largohet nga

Portieri i Zvicrës, Yann Sommer, është larguar menjëherë nga grumbullimi me kombëtaren pas mbylljes së ndeshjes me Italinë, ku të kaltrit triumfuan 3-0.

Sommer u largua për në Këln të Gjermanisë pasi mësoi se është bërë baba për herë të dytë. Bashkëshortja e tij solli në jetë një djalë.

Numri 1 i Zvicrës mund të humbasë tani ndeshjen e rëndësishme ndaj Turqisë, ku në një rast fitoreje, Zvicra mund të sigurojë kualifikimin për në 1/8-tat e Europianit edhe pse mund të përfundojë e treta në grup. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos