“Gazetarët larg Kuvendit”, BE: Vendimi jo sipas udhëzimeve të BE, nuk pati as konsultime

Nga A2 CNN
9 Qershor 2021, 19:15 | Aktualitet
“Gazetarët larg Kuvendit”, BE: Vendimi jo sipas udhëzimeve

Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë reagoi në lidhje me vendimin e Kuvendit për të mbajtur larg gazetarët nga sallat e Komisioneve Parlamentare.

Sipas ambasadës së BE, vendimi i fundit i Kuvendit është bërë pa konsultimin me aktorët kryesorë të mediave dhe nuk ndjek udhëzimet e BE.

“Dëgjimet publike dhe qasja e mediave në Parlament për të mbuluar seancat plenare dhe komisioneve të tij janë tipare të rëndësishme të një demokracie liberale. Na vjen keq për mungesën e konsultimeve me mediat përpara miratimit të rregullave të reja nga Parlamenti. Këto rregulla nuk janë në përgjigje të udhëzimeve të BE-së ose këshillave të dhëna nën ndihmën e IPA-s, të nisur në këtë kontekst në vitin 2014”, shkruhet në deklaratën e delegacionit të BE. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos