
Ndotja e Liqenit të Fierzës ka mbledhur gazetarët lokalë të Kukësit në një aksion për pastrimin e brigjeve të liqenit nga mbeturinat, dhe dhënien e mesazhit për marrjen e masave konkrete nga strukturat përgjegjëse.
Indiferenca vret të ardhmen turistike dhe ekonomike të zonës thonë gazetarët e Kukësit, të cilët shprehen se angazhimet e qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës kanë mbetur në letër.
Ndotja e Liqenit të Fierzës vjen kryesisht nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut dhe në mënyrë të veçantë sa herë ka rritje të nivelit dhe prurjeve nga lumenjtë që derdhen në liqen.
Aktualisht, niveli i liqenit është mbi 280 metra për shkak të shirave të rëna në 3 ditët e fundit. (A2 Televizion)