
Këshilli i Lartë i Gjyqësorit do të zhvillojë nesër në mesditë mbledhjen ku pritet të shqyrtohet kërkesa e presidentit në lidhje me përfundimin e detyrës së Ardian Dvoranit.
Presidenti Ilir Meta i kërkoi KLGJ-së dhe Gjykatës së Lartë disa ditë më parë përfundimin e mandatit të Ardian Dvorani në këtë gjykatë. Sipas Kushtetutës, mbarimi i mandatit të Dvoranit si anëtar i Gjykatës së Lartë, sjell edhe mbarimin e mandatit si kryetar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.
Anëtari i Gjykatës së Lartë dhe KED-së, Dvorani i kërkoi kohë KLGJ-së për të dhënë qëndrimin e tij në lidhje me këtë çështje dhe sipas burimeve ai ende nuk i ka paraqitur pretendimet e tij, ndonëse ka afat deri në përfundim të orarit zyrtar të ditës së sotme.
Presidenti Meta e akuzon Ardian Dvoranin se ka shkelur ligjin dhe Kushtetutën me çështjen e emërimeve në Gjykatën e Lartë dhe për këtë arsye e ka paditur atë dhe në prokurori. (A2 Televizion)