Koronavirusi rikthehet pas 3 javësh në Durrës

Nga A2 CNN
4 Maj 2020, 12:07 | Aktualitet
Koronavirusi rikthehet pas 3 javësh në Durrës

Pas më shumë se 3 javësh pa asnjë person të prekur me koronavirus në qytetin e Durrësit, Ministria e Shëndetësisë ka raportuar sot për një të moshuar të infektuar me virusin e ri me origjinë nga Kina.

Personi i infektuar është një 71-vjeçar, banues në lagjen nr.13 të qytetit në plazh, i cili momentalisht është izoluar në banesë dhe paraqitet në gjendje të qëndrueshme.

I moshuari jetonte i vetëm dhe nuk e di se ku mund ta ketë marrë virusin, ndërkohë që hetimi epidemiologjik është shtrirë në gjurmimin e rasteve që ky i fundit ka pasur gjatë kohës së ekspozimit në vijën bregdetare. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos