Gazetari pyet Xhaçkën nëse zbaton kodin e etikës me bashkëshortin-biznesmen, reagon Rama: Futesh 3 muaj në riedukim

Nga A2 CNN
1 Korrik 2022, 14:24 | Politikë
Gazetari pyet Xhaçkën nëse zbaton kodin e etikës me

Kryeministri Edi Rama përjashtoi për tre muaj nga konferencat e tij për media gazetarin e A2 CNN, Klevin Muka, pas një pyetje që ai i drejtoi ministres së Jashtme, Olta Xhaçka.

Muka e pyeti ministren: Më 29 prill, ka hyrë në fuqi Kodi i ri Etik për Këshillin e Ministrave, i cili ndalon dhe parashikon sanksione deri në largim nga detyra për të gjithë ministrat që e shkelin. Një ndër pikat e këtij Kodi Etik, është që ministrat nuk duhet të takohen me biznesmenë dhe në rast se e bëjnë një gjë të tillë duhet të jenë në kushtet kur janë në praninë e dy punonjësve të administratës. Ju personalisht, a e keni zbatuar këtë pikë? A e keni takuar bashkëshortin tuaj biznesmen dhe investitor strategjik nën shoqërinë e dy punonjësve të administratës, apo e keni shkelur Kodin Etik?

Pas kësaj pyetje ishte kryeministri Rama që reagoi, duke e quajtur atë si shkelje të kodit etik të gazetarit dhe të konferencës për shtyp.

“Përgjigjen do ta jap unë. Do të kalosh në riedukim për 3 muajsh e ardhshëm. Nuk je i mirëseardhur në asnjë konference shtypi. Për pyetje të përsëritura, pa asnjë etikë, ka një proces që quhet “Riedukim”. 3 muaj. Përgjigjen e radhës ti do ta marrësh mbas 3 muaj, në konferencën e tetorit. Je i mirëpritur atëherë dhe shpresoj i riedukuar për të marrë përgjigje. E para, në kodin etik të gazetarit dhe të konferencës së shtypit ka një normë shumë të thjeshtë që quhet, “respekt””, reagoi kryeministri Rama. (A2 Televizion)

https://www.youtube.com/watch?v=g06csAq3r_c

A2 CNN Livestream

Latest Videos