
Opozita dhe mazhoranca kanë rënë dakord parimisht që në mbledhjen e radhës të thirret për të marrë pjesë deputetja, ministrja e Jashtme Olta Xhaçka.
Këshilli i Mandateve në Kuvendin e Shqipërisë është mbledhur sot për të shqyrtuar kërkesën e grupit të Partisë Demokratike për heqjen e mandatit të deputetes Olta Xhaçka, pasi akuzohet se ka konflikt interesi përmes bashkëshortit të saj si investitor strategjik.
Kjo është mbledhja e dytë pasi e para u shty pas kërkesës nga deputetët e Partisë Socialiste për më shumë kohë që të lexojnë fillimisht dokumentacionin e dorëzuar nga demokratët. (A2 Televizion)