Gazment Bardhi me video për incidentet: Berisha, një ish-burrë shteti që hedh gurin dhe fsheh dorën

Nga A2 CNN
9 Janar 2022, 19:08 | Politikë
Gazment Bardhi me video për incidentet: Berisha, një ish-burrë

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, përmes një video ku tregohen disa nga ngjarjet e ditës së djeshme në selinë e partisë, i ka bërë thirrje edhe një herë elektoratit demokrat por t’u distancuar nga ish-lideri Sali Berisha.

Sipas Bardhit,  ndjenja kryesore mes demokratëve është trishtimi, “e kanë ndier veten të tradhtuar, sepse mund të kenë besuar vërtet tek Sali Berisha”.

https://www.facebook.com/gazmentbardhi.al/videos/1089474551830357/?extid=NS-UNK-UNK-UNK-IOS_GK0T-GK1C

Për drejtuesin demokrat, Berisha po manipulon pjesë të demokratëve, me qëllimin e vetëm për të shndërruar PD në një strehim politik për vete dhe familjen e tij”.

Bardhi e cilëson ish-kryeministrin dhe themelues in e partisë së tij si një “ish burri shteti të zvogëluar në një burracak që hedh gurin dhe fsheh dorën”. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/01/09/berisha-kthehet-ne-seli-basha-ka-hartuar-listat-e-arrestimeve-ka-nxjerre-jashte-armet-qe-policia-mos-ti-gjente/

A2 CNN Livestream

Latest Videos