Gdhend inicialet e tij në muret e Koloseut, turisti rrezikon burgun

Nga A2 CNN
26 Shtator 2020, 18:49 | Bota
Gdhend inicialet e tij në muret e Koloseut, turisti rrezikon burgun

Një turist irlandez është akuzuar për vandalizëm pasi ka gdhendur në Koloseun e Romës inicialet e tij.

Karabinierët u lajmëruan nga rojet private të monumentit 2000-vjeçar dhe arrestuan 32-vjeçarin, emri i të cilit nuk është bërë i ditur.

Turisti akuzohet për dëmtim të trashëgimisë historike dhe artistike dhe mund të dënohet me një vit burgim ose të gjobitet me jo më pak se 2 000 euro.

Në vitin 2014, një turist rus u gjobit me 20 000 euro pasi gdhendi shkronjën K në Kolose. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos