All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Trump: Më mundin vetëm nëse ka parregullsi të mëdha

Nga A2 CNN
26 Shtator 2020, 16:35 | Bota
Trump: Më mundin vetëm nëse ka parregullsi të mëdha
All - Paragraf - 1

Presidenti amerikan Donald Trump hodhi poshtë pretendimet se ai nuk do të pranonte një dorëzim paqësor të pushtetit, gjatë një tubimi zgjedhor në Virxhinia. Por tha ai, e vetmja mënyrë për ta mundur në garë, është nëse ka parregullsi.

“Kjo është mënyra e vetme që ne do të humbim, nëse ka parregullsi. Parregullsi. Dhe duhet të jenë të mëdha. Kështu që bëni kujdes”, iu drejtua Trump turmës.

All - Paragraf - 3

“Normalisht që duam një tranzicion miqësor. Por nuk duam që të na e bëjnë me hile dhe të tregohemi budallenj”.

Më herët presidenti kishte lënë të kuptohej që mund të mos lejonte një tranzicion paqësor të pushtetit, nëse humbiste zgjedhjet e 3 nëntorit. “Do të duhet të shohim se çfarë do të ndodhë. Siç e dini jam ankuar shumë për fletëvotimet, janë një katastrofë”, iu përgjigj Trump një gazetari pak ditë më parë. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos