Gëlltit brisqe rroje, 28-vjeçari problematik në burgun e Drenovës dërgohet me urgjencë në spitalin e Korçës

Nga A2 CNN
1 Prill 2023, 21:38 | Kronikë
Gëlltit brisqe rroje, 28-vjeçari problematik në burgun e

Burime për A2CNN bëjnë me dije se 28-vjeçari, Mus Gjauri, pak minuta më parë ka thënë në burg se ka gëlltitur pllaka metalike të dyshuara si brisqe roje. Menjëherë u transportua në spital për të bërë ekzaminimet dhe verifikimet e nevojshme.

Sipas informacioneve, 28-vjeçari është problematik dhe ky mund të jetë edhe një simulim nga ana e tij, pasi kërkon transferimin nga burgu i Drenovës.

Mus Gjauri nga Puka, vuan dënimin për vepra penale të vjedhjes me dhunë dhe mashtrimit. Pritet të kryhen ekzaminimet për të parë realisht gjendjen e tij shëndetësore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos