Gjata: Rama sfidon Yuri Kim, nuk fiton dot zgjedhjet pa krimin

Nga A2 CNN
3 Shtator 2020, 16:52 | Politikë
Gjata: Rama sfidon Yuri Kim, nuk fiton dot zgjedhjet pa krimin

Sekretarit për Çështjet Ligjore në Partinë Demokratike, Çlirim Gjata, në një postim në Facebook shkruan se Edi Rama e ka të pamundur të ndahet nga bashkëpunimi me njerëzit e inkriminuar, pavarësisht presionit ndërkombëtar për t’u ndarë prej tyre

“Shefi i Rilindjes u shfaq sot në Vlorë gjatë një përurimi në krah me ish-deputetin e larguar nga politika me vendim të KQZ si pjesëmarrës në organizata kriminale, Shkëlqim Selami”, shkruan Gjata, ndërsa bashkëngjitur ka postuar edhe disa foto nga takimi.

“Duke u shfaqur krah Selamit, Rama sfidoi publikisht sot ambasadoren e SHBA, Yuri Kim e cila vetëm dy ditë më parë ju dërgoi një letër partive kryesore shqiptare, që do të garojnë në zgjedhjet e ardhshme në lidhje me pastërtinë e figurës se kandidatëve të tyren. Një paralajmërim të tillë Ambasada Amerikane e ka bërë edhe më parë, por gjithmonë Edi Rama e ka injoruar, sepse ai e ka të qartë se pa mbështetjen e krimit të organizuar nuk fiton kurrë zgjedhjet. Edi Rama është peng i krimit dhe pa largimin e tij politika nuk mund të çlirohet nga krimi i organizuar dhe korrupsioni”, mbyllet postimi i Gjatës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos