Humbën rrugën gjatë natës, policia shpëton turistët spanjollë

Nga A2 CNN
13 Gusht 2023, 09:21 | Aktualitet
Humbën rrugën gjatë natës, policia shpëton

Policia e Sarandës bën me dije se iu ka ardhur në ndihmë gjatë natës 4 turistëve spanjollë të cilët kishin humbur orientimin.

Sapo janë njoftuar se 4 turistë spanjollë kishin nevojë për ndihmë dhe për orientim, pasi kishin mbetur në plazhin e quajtur “Pllakatun”, sepse ishte errësirë dhe nuk njihnin terrenin, shërbimet e Policisë Kufitare të Sarandës kanë organizuar punën dhe kanë mbërritur në zonën e sinjalizuar.

4 turistët janë lokalizuar nga shërbimet e Policisë, të cilat i kanë transportuar ata, me mjet lundrues, nga deti, dhe më pas i kanë shoqëruar në vendin ku ishin akomoduar në Sarandë.

Turistët janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe kanë falënderuar punonjësit e Policisë, për gatishmërinë e treguar si dhe për ndihmën e ofruar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos