Shqipërinë e vizituan muajin e shkuar 1.1 milionë pushues të huaj duke e zgjatur kështu sezonin veror edhe me një muaj. Të dhënat nga Instituti i Statistikave tregojnë se në raport me shtatorin e një viti më parë, numri i turistëve është rritur me 45 për qind. Por si përkthehen këto edhe në të ardhura? E diskutojmë këtë temë dhe të dhënat më të fundit nga INSTAT me producenten ekzekutive për biznesin në A2CNN, Aurora Sulçe. (A2 Televizion)
Gjatë shtatorit 45% më shumë turistë se 2022, Shqipërinë e vizituan 1.1 milionë pushues të huaj
