“Gjelbërohen” ballkonet e Italisë, Gjykata: Kultivimi i marijuanës për arsye personale nuk mund të dënohet

Nga A2 CNN
27 Dhjetor 2019, 14:28 | Lifestyle
“Gjelbërohen” ballkonet e Italisë, Gjykata: Kultivimi i

Në Itali nuk është më krim kultivimi i marijuanës në shtëpi, kur sasia është modeste.

Ky është vendimi i bujshëm i Gjykatës së Apelit italiane, që ndryshon tërësisht vendimin e vitit 2008 po të së njëjtës gjykatë.

Në gjykimin e atëhershëm, kultivimi quhej ilegal edhe në rastin e konsumit personal. Por disa ditë më parë, duke arsyetuar mbi rastin e një të riu napoletan i cili ishte dënuar me 1 vit për mbjelljen e dy bimëve të marijuanës.

Gjykata vendosi se “nuk mund të ndiqet penalisht kultivimi i dimensioneve minimale për konsum personal, dhe që nuk lidhet me shitjen e produktit në tregun e lëndëve narkotike”.   

Pritet që me vendimin e Gjykatës, ballkonet e shtetit fqinj të “gjelbërohen” gjithmonë më shumë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos