Nuk shihej që nga viti 1986, pema e Krishtlindjes kthehet në Çernobil

Nga A2 CNN
27 Dhjetor 2019, 08:53 | Lifestyle

Pema e Krishtlindjes është vendosur për herë të parë në Çernobil që nga viti 1986, atëherë kur ndodhi incidenti bërthamor.

Pema u vendos në sheshin qendror të qytetit fantazmë Pripyat.

https://a2news.com/2019/06/08/brenda-apokalipsit-nje-panorame-e-zymte-e-cernobilit/

Dikur shtëpia e më shumë se 47 000 banorëve, rreth 3 km nga ish-uzina bërthamore, ky qytet mbetet i shkretë për shkak të ndotjes së madhe nga rrezatimi.

https://a2news.com/2019/08/07/ekspertet-thone-se-eshte-gati-qe-te-shembet-cmontohet-arkivoli-i-cernobilit/

Ish-banorët u kthyen në qytetin e braktisur për të dekoruar pemën me foto familjare, si pjesë e një fushate të organizuar nga Association of Chernobyl Tour Operators.

Disa prej tyre sollën me vete edhe orë si një simbolikë e faktit që koha kalon, por qyteti nuk vdes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos