Një familje londineze po shijonte darkën e Krishtlindjeve, kur në oborrin e tyre u përplas duke u shkatërruar një Lamborghini Huracan. Brenda saj, një person i veshur si “njeri prej bore”, një person shumë i njohur në Londër.
Duket skenari i filmit të fundit për festat e fundvitit, por ka ndodhur realisht dhe ka për protagonist futbollistin e West Ham Michail Antonio.
Aksidenti Aksidenti Michail Antonio Michail Antonio Kia Rosina Antonio në ndeshjen pas aksidentit kundër Crystal Palace
Sulmuesi 29-vjeçar po kthehej në hotelin e ekipit të tij, që të nesërmen do të luante një ndeshje kundër Crystal Palace, kur për shkaqe ende të papërcaktuara goditi fillimisht koshat e plehrave në rrugë dhe pas humbjes së kontrollit përfundoi tek shtëpia e një blogere, Kia Rosina. “Nga zhurma që dëgjuam menduam se shoferi do të ishte lënduar shumë”, tha ajo.
Por nuk ishte fatmirësisht rasti, madje lojtari habiti të gjithë duke dalë nga makina luksoze i veshur si një njeri prej bore, siç e dëshmojnë dhe fotot e shpërndara nga ai para aksidentit, ndoshta për t’i bërë një shaka shokëve të ekipit.
Lojtari fillimisht iku nga skena pa thëne as falje, i irrituar me një person që në telefon po e tallte, por më vonë një përfaqësues i tij deklaroi se Antonio do të paguaj të gjitha dëmet. Paratë nuk i mungojnë, sulmuesit që merr rreth 4 milionë euro në vit.
Sulmuesi ditën më vonë ishte titullar në ndeshjen e humbur nga West Ham 2-1 kundër Crystal Palace, ku Antonio dha asist për golin e vetëm të ekipit. (A2 Televizion)