“Unaza e zjarrit” mahnit njerëzit në Azi

Nga A2 CNN
26 Dhjetor 2019, 12:36 | Lifestyle

Një eklips diellor i njohur si “unaza e zjarrit” është shfaqur gjatë ditës në Azisë. Turma të mëdha njerëzit, nga Indonezia, në Arabinë Saudite, u mblodhën në rrugë për të parë fenomenin e rrallë. Në eklipsin e përvitshëm diellor, hëna mbulon pjesën qendrore të diellit duke dhënë përshtypjen e një unaze zjarri në mes të qiellit.

Zakonisht në tokë shfaqen dy eklipse diellorë çdo vit, të cilët ndodhin vetëm kur Toka është plotësisht, ose pjesërisht, nën hijen e hënës.

Eklipsi i mëparshëm diellor ndodhu në 2 korrik dhe u pa thuajse vetëm në Amerikën e Jugut. Eklipsi tjetër diellor do të ndodhë në 14 dhjetor 2020 dhe do të shihet në jug të Kilit dhe Argjentinës, por edhe në jugperëndim të Afrikës dhe Antarktidës. (A2 Televizion)

https://www.instagram.com/p/B6iN1hJg6ID/

A2 CNN Livestream

Latest Videos