Gjenden trupat e dy vëllezërve në Maliq, të vrarë me armë zjarri

Nga A2 CNN
10 Dhjetor 2020, 14:18 | Kronikë

Dy vëllezër, 33 dhe 31-vjeçarë nga Pogradeci, janë gjetur të vrarë me armë zjarri, rreth orës 11:50 në fshatin Zvrinë, midis Pogradecit dhe Maliqit.  

Trupat e tyre janë gjetur në zonën e quajtur “Kisha e Vogël”.

Bëhet fjalë për Andrea dhe Martin Olldashin, dy persona që rezultojnë me precedentë penalë. Andrea Olldashi ka qenë disa herë me burg për vjedhje, kryesisht banesash. Sipas denoncimit të familjarëve, prej 2 ditësh vëllezërit nuk ktheheshin në banesën e tyre.

Vendndodhja e trupave të dy vëllezërve

Forcat Operacionale të DVP Korçë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Maliq, janë duke krehur zonën. Gjithashtu, janë shoqëruar në Polici disa persona për t'u marrë në pyetje nëse kanë dijeni apo jo në lidhje me këtë ngjarje.

(A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos