Një aksident i rëndë ka ndodhur në Vlorë, teksa një këmbësore 59-vjecare ka mbetur e plagosur rëndë nga përplasja me një kamion. Ngjarja ka ndodhur në zonën e pediatrisë së qytetit.
Sipas dëshmive, e plagosura N.B., është dërguar me urgjencë drejt spitalit rajonal të qytetit, ku ajo punon si sanitare, për t’iu nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale, nga momenti që personi ka dëmtime në trup dhe veçanërisht të rënda në këmbë. (A2 Televizion)