U dogjën 3 lokale në Shkodër, pronari dyshon për shpërthim eksplozivi

Nga A2 CNN
10 Dhjetor 2020, 13:30 | Kronikë
U dogjën 3 lokale në Shkodër, pronari dyshon për

Një prej pronarëve të tri lokaleve që u dogjën, mëngjesin e datës 9 dhjetor, në qendër të qytetit të Shkodrës, ka hedhur dyshime se zjarri nuk ka qenë aksidental, as nga bombolat e gazit dhe as nga shkëndija elektrike.

Anëtari i Këshillit Bashkiak të Shkodrës, Arbis Vjerdha, dyshon se zjarri është shkaktuar nga vendosja e një sasie eksplozivi.

Vjerdha shprehet se për shkak të pozicionit që ka si anëtar i Këshillit Bashkiak, mund të ketë bërë shumë armiq.

Arbis Vjerdha i ka kërkuar policisë dhe prokurorisë që ta hetojnë ngjarjen me objektivitet dhe të zbardhin sa më parë të vërtetën.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos