Gjendet akordi, gati rinovimi i Dybala me Juventusin deri në vitin 2025

Nga A2 CNN
5 Tetor 2021, 15:00 | Futboll
Gjendet akordi, gati rinovimi i Dybala me Juventusin deri në vitin 2025

Bisedimeve intensive të nisura prej kohësh duket se i ka ardhur fundit. Paolo Dybala dhe Juventus janë gati të bashkëpunojnë edhe për 4 vite të ardhshme.

Horge Antun që është edhe agjenti i sulmuesit, është rikthyer në Argjentinë sinjal që sipas mediave italiane tregon se palët kanë arritur të gjejnë më në fund gjuhën e përbashkët.

Ditët në vijim pritet rinovimi i kontratës që përfundon në verën e vitit të ardhshëm. Bëhet fjalë për zgjatje të bashkëpunimit deri në 2025-n, me Dybalan që do të për fitojë 10 milionë euro në sezon, 8 milionë neto dhe 2 milionë euro në formë bonusi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos