Kombëtarja drejt Katar 2022, nisin përgatitjet për ndeshjet me Hungarinë dhe Poloninë

Nga A2 CNN
5 Tetor 2021, 13:40 | Futboll
Kombëtarja drejt Katar 2022, nisin përgatitjet për ndeshjet me

Menjëherë pas daljes së trajnerit para mediave dhe shpalljes së objektivave, skuadra kuqezi zbriti në fushën e stërvitjes. Në seancën e parë të zhvilluar në Durrës, grupi ishte thuajse i kompletuar.

Binte në sy prezenca e të rikthyerve Balliu, Dermaku dhe Veseli, të cilët u paraqitën ndër të parët në grumbullim.

Futbollistët kuqezi kanë kaluar minuta me radhë në fushë duke biseduar me njëri-tjetrin, teksa më pas u grumbulluan rreth teknikut Reja.

Skuadra do të vijojë stërvitjet në bregdet deri të enjten, më 7 tetor, për t'u spostuar më pas në Budapest, për ndeshjen kualifikuese të së shtunës kundër Hungarisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos