Dy shtetas amerikanë dhe një britanik u vranë si dhe dhjetëra të tjerë u plagosën si pasojë e një sulmi me raketa në kampin ushtarak të Tajit në Irak, që ndodhet në veri të kryeqytetit Bagdad.
Sipas një burimi për Reuters viktimat ishin personel civil në kampin e Tajit dhe jo ushtarak. Bilanci i viktimave mund të rritet edhe më tej pasi disa nga të plagosurit kanë marrë plagë të rënda.
Sulmi u organizua mbrëmjen e së mërkurës dhe mendohet se drejt bazës janë hedhur mbi 18 raketa të vogla. Nëse vërtetohet se pas kësaj ngjarje kanë gisht militantët e mbështetur nga Irani atëherë një raund i ri konfrontimi pritet të rinisë mes Uashingtonit zyrtar dhe Teheranit.
Menjëherë pas ngjarjes, Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo foli me homologun britanik Raab, duke i siguruar këtij të fundit se përgjegjësit për sulmet do të marrin përgjigjen që meritojnë. (A2 Televizion)