Një grua 103-vjeçare në Kinë është shëruar nga koronavirusi pas trajtimit 6-ditor në një spital të Wuhanit.
Gjyshja Zhang Guangfen u nxorr nga spitali pasditen e djeshme dhe konsiderohet si pacienti më i vjetër që është shëruar nga virusi i ri. Rekordin e mëparshëm e mbante një 101-vjeçar.
Doktori Zeng Yulan i tha mediave lokale se zonja Zhang u shërua në më pak se një javë pasi nuk kishte “probleme të tjera shëndetësore”.
Gjyshja u diagnostikua me koronavirus në 1 mars. Ajo ishte në gjendje kritike dhe mezi komunikonte me doktorët kur u shtrua në spital. (A2 Televizion)