Trump: SHBA do të bllokojë çdo fluturim nga Evropa për 30 ditë

Nga A2 CNN
12 Mars 2020, 02:39 | Bota
Trump: SHBA do të bllokojë çdo fluturim nga Evropa për 30

Në një dalje të jashtëzakonshme dhe dramatike, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump i është drejtuar amerikanëve, duke shpallur masa emergjente për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, tashmë e kategorizuar si pandemi globale.

Trump zyrtarizoi se duke filluar nga dita e premte, SHBA do të bllokojë çdo fluturim nga Evropa për një periudhë 30-ditore.

Presidenti deklaroi se përjashtime do të ketë për Britaninë e Madhe, dhe se do të shqyrtohet mundësia e një hapje e pjesshme me ato vende si Japonia dhe Kina, që do të tregojnë se kanë kaluar krizën shëndetësore.

Presidenti amerikan deklaroi se masat po merren për të përballur me atë që cilësoi si “përpjekja me agresive për t’u përballur me një virus të huaj në historinë moderne”.

https://a2news.com/2020/03/11/pasojat-ekonomike-te-koronavirusit-trump-drejt-shtyrjes-se-afateve-per-pagesen-e-taksave/

Me një ton serioz që amerikanët nuk i kishin parë kurrë, presidenti deklaroi se është i bindur që gjithçka do të shkoi mirë, por që është e rëndësishme që personat me simptoma të rrinë në shtëpi.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos