All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Gjendet e vdekur në hotel ish-miss Uruguai

Nga A2 CNN
4 Maj 2019, 10:49 | Showbiz
All - Paragraf - 1

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Meksikë, ku modelja 31-vjeçare Fatimih Davila Sosa është gjetur e pajetë në banjën e dhomës së një hoteli në Meksiko Siti.

31-vjeçarja kishte fituar 13 vite më parë kurorën e "Miss Universe Uruguay"-t, ndërsa më pas kishte marrë pjesë edhe në “Miss Continental America”, “Miss Model of the World” dhe “Reina Sudamericana”.

All - Paragraf - 3

Policia në Meksikë ka bërë të ditur se është njoftuar për ngjarjen nga stafi i hotelin dhe pasi ka shkuar në vendngjarje e ka gjetur modelen të varur në banjën e një prej dhomave të hotelit.

Mbi rastin kanë nisur menjëherë hetimet për të zbuluar nëse bëhet fjalë për vrasje apo vetëvrasje. (A2 Televizion)


All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos