All - Scripts - 1
All - Scripts - 5
All - General - 1

I dënuar në Angli, Apeli i Gjykatës së Posaçme konfiskon pasuritë e Shegës

Nga A2 CNN
22 Shtator 2022, 18:04 | Kronikë
I dënuar në Angli, Apeli i Gjykatës së Posaçme
All - Paragraf - 1

Gjykata e Posaçme e Apelit vendosi të konfiskojë pasuritë e sekuestruara të Emiljan Shegës, i dënuar si pjesë e një grupi kriminal nga drejtësia britanike.

Vendimi i formës së prerë, që kaloi në llogari të shtetit 6 pasuri të bllokuara nga Operacioni Forca e Ligjit u shpall nga gjyqtarët Nertina Kosova, Engert Pëllumbi dhe Saida Dollani.

All - Paragraf - 3

Sipas vendimit, shteti i merr Shegës dhe personave të lidhur me të një apartament me sipërfaqe 130 m2 dhe pesë sipërfaqe toke “kullotë”, gati 34 hektarë në total.

https://a2news.com/2020/02/14/ofl-zbarkon-ne-elbasan-ne-rrjete-dy-te-denuar-ne-angli/

 Emilian Shega është arrestuar 12 vite më parë në Mbretërinë e Bashkuar, si pjesë e një grupi kriminal që ka trafikuar lëndë narkotike me vlerë 10 milionë paund dhe u dënua me 10 vite burg nga autoritetet e drejtësisë britanike. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 4

A2 CNN Livestream

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Latest Videos