Vrasja e 19-vjeçarit në Shkodër, identifikohet autori

Nga A2 CNN
22 Shtator 2022, 19:30 | Kronikë
Vrasja e 19-vjeçarit në Shkodër, identifikohet autori

Policia e Shkodrës ka identifikuar dhe shpallur në kërkim një 24-vjeçar, i dyshuar si autori kryesor i ngjarjes së ndodhur në datën 18 shtator, në bulevardin “Bujar Bishanaku”, ku mbeti i vrarë me armë zjarri një i ri.

Në kërkim u shpall shtetasi Bajram Çekorja, 24 vjeç, banues në Shkodër.

Gjatë kontrollit të territorit nga shërbimet e shumta të Policisë, në rrugën “Saçej”, në lagjen “Guerile”, është gjetur një motomjet i djegur plotësisht, si dhe 1 armë zjarri pistoletë, që dyshohet se janë përdorur në këtë ngjarje.

Po punohet për kapjen e shtetasit Bajram Çekorja dhe identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/09/19/vrasja-e-19-vjecarit-ne-shkoder-publikohet-foto-e-viktimes-dyshimet-e-para-te-hetuesve/

A2 CNN Livestream

Latest Videos