Gjendet e vrarë në banesë 35-vjeçarja në Itali, në kërkim bashkëshorti shqiptar

Nga A2 CNN
24 Tetor 2022, 08:55 | Kronikë
Gjendet e vrarë në banesë 35-vjeçarja në Itali,

Një grua 35-vjeçare është vrarë pasditen e djeshme në shtëpinë e saj në Bolzano të Italisë dhe për krimin dyshohet bashkëshorti i saj me origjinë shqiptare. Mediat italiane bëjnë të ditur se policia gjeti trupin e saj pasditen e djeshme dhe shpalli në kërkim bashkëshortin Avni Meçje.

Viktima, Alexandra Elena Mocanu është me origjinë nga Rumania dhe së fundmi jetonte në kryeqytetin e Tirolit Jugor ku punonte si banakiere. Trupi i saj u gjet i mbështjellë me një batanije.

Dyshimet u ngritën të dielën pas denoncimit të familjarëve të bashkëshortit të saj, 42-vjeçarit Avni Meçje. Burri gjatë një telefonate kishte njoftuar se duhej të arratisej sepse ishte në kërkim. Ai ishte larguar nga Bolzano me makinën dhe telefonin e gruas së tij dhe mund të vinte në Shqipëri. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos