
Një 60-vjeçar është gjetur pa shenja jete në rrugë te komuna e Parisit. Policia, e cila ka publikuar vetëm inicialet e të moshuarit, njofton se nuk janë konstatuar shenja dhune. Ndërkohë po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes
Njoftimi i Policisë Tiranë
Më datë 16.01.2023, te Komuna e Parisit, është gjetur nga kalimtarët, pa shenja jete, në rrugë, shtetasi F. D., 60 vjeç. Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)