Gjendet i pajetë një 70-vjeçar në plazhin e Divjakës

Nga A2 CNN
5 Gusht 2022, 12:18 | Kronikë
Gjendet i pajetë një 70-vjeçar në plazhin e Divjakës

Një 70-vjeçar është gjetur i pajetë në plazhin e Divjakës. Ai u gjet në vendin e quajtur “Kanali i Vaut” dhe dyshohet se mund të jetë mbytur, pasi nuk konstatohen shenja dhune në trup.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Divjakë/Informacion paraprak

Gjatë paradites, në plazhin e Divjakës, në vendin e quajtur “Kanali i Vaut”, është gjetur i pajetë, dyshohet i mbytur, një shtetas rreth 70 vjeç, ende i paidentifikuar.

Nga këqyrja paraprake e viktimës nuk konstatohen shenja dhune.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos