Postime pro Shtetit Islamik, burg për Bledar Zenelin

Nga A2 CNN
4 Gusht 2022, 12:07 | Kronikë
Postime pro Shtetit Islamik, burg për Bledar Zenelin

Gjykata e Posaçme caktoi masën e sigurisë “arrest në burg” për Bledar Zenelin, i akuzuar për “nxitje, thirrje dhe propagandë për kryerjen e veprave me qëllime terroriste” dhe “nxitje të urrejtjes ose grindjeve”.

Sipas SPAK, nëpërmjet rrjeteve sociale dhe aplikacioneve te ndryshme si Facebook, Twitter dhe Telegram publikonte artikuj, materiale radikale, ekstremiste, propagandistike dhe statuse, në mbështetje të Shtetit Islamik dhe kundër koalicionit global antiterrorizëm.

I dyshuari u përlot në sallën e gjyqit, duke mohuar akuzën. Përmes avokatit, ai tha se kishte publikuar citate të Kuranit, si edhe citime të imamëve të ndryshëm.

“Nuk kam nxitur terrorizëm”, është shprehur ai. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos