Gjendet i pajetë një person në aksin Elbasan-Cërrik

Nga A2 CNN
18 Janar 2023, 13:18 | Kronikë

Një person është gjetur i mbytur në lumin Shkumbin, përgjatë aksit Elbasan-Cërrik. Nga të dhënat paraprake mësohet se viktima është një grua, ende e paidentifikuar. Ende nuk dihet shkaku, ndërkohë që priten palombarët për nxjerrjen e trupit. Familjarët e kanë denoncuar mbrëmë zhdukjen e saj. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje.

Në përditësim... (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos