
Në Gjykatën e Posaçme është duke u zhvilluar seanca paraprake për inceneratorin e Elbasanit. Gjatë seancës paraprake nëpërmjet mbrojtjes ish-ministri Koka ka kërkuar bashkim të çështjeve.
Kërkesa është bërë pasi ish-ministri është marrë i pandehur edhe për inceneratorin e Fierit.
Koka u arrestua fillimisht i akuzuar për korrupsion në procedurën për inceneratorin e Fierit, ku dyshohet se ka përfituar 1,2 milionë euro. Gjithashtu, SPAK pretendon se Koka ka përfituar 3,7 milionë euro për favorizimet në inceneratorin e Elbasanit. (A2 Televizion)