I përvetësojnë tokën dhe e regjistrojnë në hipotekë, në pranga tre persona

Nga A2 CNN
18 Janar 2023, 09:08 | Kronikë
I përvetësojnë tokën dhe e regjistrojnë në

Tre persona, ndër to edhe një ish-jurist i hipotekës së Durrësit, janë vënë në pranga me akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe falsifikimit të dokumenteve, kryer në bashkëpunim.

Sipas forcave të rendit, këto tre persona i kanë përvetësuar një tokë 5 mijë metra katror një shtetasi, dhe më pas e kanë regjistruar si të tyren në hipotekën e qytetit bregdetar.

Bëhet fjalë për shtetasin A. I., 60 vjeç, ish-jurist i hipotekës së Durrësit;  Z. D., 72 vjeç, dhe F. I., 68 vjeç, banues në Durrës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë, po vijojnë hetimet për dokumentimin e rasteve të tjera të kryera nga këta shtetas, si dhe për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos