Mori qetësues për dhëmballën, ndërron jetë në rrethana të paqarta 32-vjeçari në Kolonjë

Nga A2 CNN
23 Dhjetor 2022, 20:26 | Kronikë
Mori qetësues për dhëmballën, ndërron jetë në

Një 32-vjeçar në Kolonjë ka ndërruar jetë në rrethana ende të paqarta pasi kishte bërë një vizite te stomatologu.
Bëhet e ditur se Genti Isai kishte pasur shqetësime paraditen e sotme me një dhëmballë dhe ka shkuar te stomatologu. Pasi ka marrë një recetë për qetësues është kthyer në banesë.

Pak orë më vonë, 32-vjeçari nuk është ndjerë mirë dhe familjarët e tij kanë lajmëruar ambulancën.

Ambulanca ka arritur në gjysmë të rrugës dhe mjekët e kanë konstatuar 32-vjeçarin, pa shenja jete. Isain po e transportonin me automjet privat, drejt Spitalit të Ersekës, disa banorë të zonës.

Për momentin nuk përcaktohet dot qartë nëse ka ndërruar jetë që në banesën e tij, apo gjatë transportimit për në Spital. Tashmë pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Ndërkohë, në një sqarim shtesë pak më vonë, u bë me dije se, Ambulanca ka arritur në gjysmë të rrugës dhe mjekët e kanë konstatuar 32-vjeçarin, pa shenja jete.

“(Shtetasin G. I., po e transportonin me automjet privat, drejt Spitalit të Ersekës, disa bashkëfshatarë, sepse kishte humbur ndjenjat në banesë). Dhe për momentin nuk përcaktohet dot qartë nëse ka ndërruar jetë që në banesën e tij, apo gjatë transportimit për në Spital.” (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos