Gjendet kanabis në repartin ushtarak në Zall Herr, 3 të arrestuar, procedohet komandanti i repartit dhe 3 të tjerë

Nga A2 CNN
5 Gusht 2023, 12:18 | Kronikë
Gjendet kanabis në repartin ushtarak në Zall Herr, 3 të

Policia e Shtetit njoftoi se ka zbuluar dhe asgjësuar 125 rrënjë kanabis të kultivuara në një repart ushtarak në Zall Herr të Tiranës.

Si rezultat u arrestuan për shpërdorim të detyrës, 3 punonjës të repartit ushtarak:

- Gramoz Mullai, 52 vjeç, me detyrë Shef Seksioni i Sigurisë;

- Rustem Koçi, 25 vjeç, me detyrë Specialist për Zbulimin;

- Gentian Zhurda, 45 vjeç, me detyrë Specialist Sigurie.

Gjithashtu u proceduan penalisht dhe 4 shtetas të tjerë:

- A. J., 41 vjeç, me detyrë Specialist Infrasktrukture;

- P. H., 52 vjeç, me detyrë Zv/Komandant toge;

- I. D., 47 vjeç, me detyrë magazinier;

- P. D., 57 vjeç, me detyrë Komandant Reparti.

Në operacionin që po zhvillohet në të gjithë vendin për të luftuar kultivimin e kanabisit janë angazhuar edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe Policia Kufitare.

Policia tha se gjatë javës që po lëmë pas janë angazhguar 6000 efektivë dhe 75 dronë të cilësisë së lartë. Në total janë asgjësuar rreth 17000 bimë kanabis dhe 100 kubikë të kultivuar me fara të kësaj bime.

Gjithashtu, janë sekuestruar shuma të konsiderueshme parash (në valuta të ndryshme), një armë gjahu dhe sende të tjera të kundërligjshme. Për gjatë javës  janë arrestuar në flagrancë 12 shtetas dhe janë proceduar penalisht 10 të tjerë.

Në Fier, u arrestuan 3 vëllezër, shtetasit Luan Kocaqi, 45 vjeç, Astrit Kocaqi, 51 vjeç, Arben Kocaqi, 49 vjeç dhe u proceduan penalisht babai i tyre dhe djali i njërit prej tyre, shtetasit A. K., 80 vjeç dhe U. K., 18 vjeç, pasi pas banesave kishin kultivuar në tokë, 300 bimë narkotike kanabis sativa. Përveç asgjësimit të bimëve narkotike, Policia e Fierit sekuestroi 1 armë gjahu, 2300 euro dhe rreth 500 000 lekë  të rinj që këta shtetas i kishin përfituar nga shitja e drogës.

Në Selenicë , Vlorë, Shërbimet e Policisë bazuar në inteligjencën policore dhe si rezultat I kontrollit të territorit, arrestuan në flagrancë shtetasin Lorenc Kapaj, 29 vjeç, banues në Selenicë, pasi gjatë kontrollit të territorit të banesës së tij, Policia gjeti e sekuestroi 80 kubikë të kultivuar me fidanë kanabis, të cilët u asgjësuan me anë të djegies. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/08/04/alpet-me-kanabis-asgjesohen-15-mije-rrenje-ne-aksion-e-fundit-policor/

A2 CNN Livestream

Latest Videos